Aktuale Më shumë

Tuneli i Sozinës i ka shërbyer një milion automjeteve që nga fillimi i vitit

Prej tvteuta16:50, 12 Qershor 2022

 

Në periudhën 2-8 qershor, në tunelin e Sozinës kanë kaluar 69 130 mijë automjete, kryesisht makina.

 

Sipas të dhënave nga faqja e Monteput, që administron Sozinën, që nga fillimi i këtij viti tuneli i ka shërbyer pak më shumë se një milion automjeteve.

 

Në të gjithë vitin e kaluar, 2.6 milionë automjete kanë kaluar nëpër tunel, 1.95 milionë në 2020
, 2.83 milionë në 2019 dhe 2.82 milionë në 2018.

 

Tuneli i Sozinës u hap në korrik 2005. Ndërtimi i tij ka kushtuar rreth 74 milionë euro, nga të cilat 50 milionë janë siguruar nga Mali i Zi, ndërsa 24 milionë janë siguruar nga një kredi nga Banka Europiane e Investimeve

 

Tuneli i Sozinës është 4.19 kilometra i gjatë dhe lidh rajonin bregdetar me pjesën qendrore të Malit të Zi.

  • 1

    Radio