Aktuale Më shumë

Tubimi në Anë të Malit: Nuk do të ketë ndërtim të fabrikës

Prej tvteuta10:01, 24 Dhjetor 2019

Në tubimin që u mbajt mbrëmë në kompleksin “Lamiga” në Anë të Malit, në lidhje me ndërtimin e fabrikës së bitumit, përveç banorëve të zonës ishin prezent edhe zyrtarët më të lartë të qeverisjes lokale dhe përfaqësues të partive politike dhe sektorit joqeveritar. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, u mundua që banorëve t’ju sqarojë detajet e këtij investimi, por ata ishin kategorik se kjo lloj fabrike nuk është në interes të tyre dhe se nuk duhet të realizohet. Kryetari Nrekiq u premtoi se investimi nuk do të kryhet kundër vullnetit të banorëve  dhe se punimet do të ndalen. Në tubim folën edhe përfaqësues të partive të tjera politike të cilët shprehën kënaqësinë për rezultatin përfundimtar të tubimit.

  • 1

    Radio