Tubimi fetar në Podgoricë: Thirrje për tërheqjen e ligjit për fetë
Prej tvteuta15:08, 29 Shkurt 2020
Nën organizimin e Kishës ortodokse serbe në Mal të Zi, sot në Podgoricë u mbajt tubim fetar në të cilin përveç klerikëve të kësaj kishe, merret pjesë edhe kryepeshkopi i kishës pro ruse në Ukrainë, Onufri. Duke iu drejtuar turmës së përbërë prej disa mijëra personave, kryepshkopi Amfillohije Radoviq, bëri thirrje që ligji për liritë fetare të tërhiqet pasi është i drejtuar kundër kishës. Nga policia më herët ishte njoftuar se grupet e organizuara për të marrë pjesë në tubim nga vendet e rajonit nuk do të lejohet të hyjnë në Mal të Zi, kurse ambasada e Ukrainës në Podgoricë ka dalë me një kumtesë ku thuhet se kryepshkopi Onufri nuk përfaqsëson kishën ortodokse ukrainëse.