Tryezë e rrumbullakët për pozitën e gruas
Prej tvteuta20:20, 11 Shkurt 2016

Të shtunën do të mbahet tryezë e rrumbullakët me temë :” Femra, dora, qe tund ardhmerinë e një populli, pozita e saj sot dhe problematikat, që kërkojnë zgjidhje.” të organizuar nga Fondacioni “Nermin Vlora Falaschi” në koordinim me degën në Ulqin.
Ky takim mbahet me rastin e 10 vjetorit te mbajtjes se Kuvendit te parë të gruas intelektuale shqiptare në Ulqin
Marrin pjesë figura të ndritura të kombit shqiptar si: Zenepe Luka, Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Irini Qirjako, Tefta Radi,Vllasova Musta,Vitore Sallaku Migena Arllati nga Gjakova .Do të ketë edhe të ftuara nga Presheva dhe Maqedonia.
Dr Zylfije Duraku- kryetarës së degës.” Nermin Vlora Falaschi” në Ulqin do ti ndahet medalja nga kryetarja e Fondacionit Zenepe Luka “Nderi i Fondacionit”, që deri tani e ka marrë vetëm Margarita Xhepa, artiste e popullit.
Referatin me temën “Femra, dora, qe tund ardhmerine e nje populli, pozita e saj sot dhe problematikat, qe kerkojne zgjidhje.”do të ligjëroi Hatixhe Nelaj anëtare e kryesisë së Fondacionit në fjalë
Tryeza mbahet ditën e shtunë me 13 shkurt në ora 18:00 në hapësirat e shkollës së muzikës në Ulqin.