Sociale Më shumë

Tryezë e rrumbullakët për dhunën në familje

Prej tvteuta15:58, 10 Prill 2017

Nën organizimin e shoqatës  “SOS telefoni për gratë dhe fëmijët viktima të dhunës”,  në Ulqin u mbajt një tryezë të rrumbullakët për projektin “Mbështetje për viktimat e dhunës në familje dhe përmirësimi i pozitës së tyre.”

Të pranishmit shkëmbyen mendime dhe opinione në lidhje me këtë çështje, dhe konstatuan se bashkëpunimi në mes shoqatës dhe institucioneve është në një nivel të mirë, por mungon një plan konkret për të hapur shtëpi të sigurta apo strehimore të përkohshme për viktimat e dhunës. Nga Qendra për Punë Sociale thonë se një objekt i tillë nuk mund të hapet nëse nuk i plotëson të gjitha standardet e kërkuara evropiane.

Nga Gjykata për kundërvajtje argumentojnë se është e nevojshme për të zhvilluar një plan për viktimat e dhunës, duke vënë theksin në problemin e akomodimit për viktimat që nuk kanë ku të shkojnë pas largimit nga shtëpia.. Drejtoresha e shoqatës SOS telefoni në Ulqin Hatixha Nelaj thotë se qytetarët e Ulqinit zakonisht nuk janë të njoftuar për mundësitë e mbrojtjes që parashikohen me Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje. Vullnetarët e SOS telefoni kanë regjistruar gjatë vitit 2016, 420 telefonata me 68 persona.

Këto ishin kryesisht gra që kanë përjetuar dhunë fizike, psikologjike dhe materiale nga partnerët e tyre aktualë apo të mëparshëm.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio