Rajoni/Bota Më shumë

Trump kërkon dënim me vdekje për sulmuesin në New York

Prej tvteuta09:44, 2 Nëntor 2017

Emigranti uzbek është akuzuar nga prokurorët në SHBA se ka shkaktuar vdekjen e të paktën tetë personave në New York gjatë sulmit me kamion. Sayfullo Saipov, 29 vjeç, akuzohet edhe se ka siguruar materiale në mbështetje të të ashtuquajturit Shtetit Islamik.

Ai u qëllua dhe u plagos nga policia në vendin e sulmit dhe u trajtua në spital. Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump shkroi në Twitter se ai duhet të marrë dënimin me vdekje. Akuzat e ngritura kundër Saipov janë federale, që do të thotë se Qeveria mund të anulojë ndalimin e dënimit me vdekje në New York.

  • 1

    Radio