Trump heton mashtruesit e votave në Amerikë
Prej tvteuta25 January 2017
Presidenti i Amerikës, Donald Trump me anë të një postimi në twitter ka konfirmuar se do të kërkojë një hetim të madh federal për të kapur mashtruesit e votave në SHBA. Ky veprim vjen 24 orë pasi sekretari i shtypit amerikan, Sean Spicer (Shon Spajser) mbrojti pretendimin se miliona njerëz kanë votuar në mënyrë të paligjshme në zgjedhjet e nëntorit. “Unë do të kërkojë një hetim të madh për mashtruesit e votave, duke përfshirë ata që kanë votuar nga dy herë, dhe ata që janë regjistrua në emër të atyre që kanë vdekur”, ka shkruar Donald Trump në Twitter. Më tutje a i ka këmbëngulur se varësisht nga rezultatet, do të vazhdojnë me ndërmarrjen e hapave tjerë për zgjidhjen e këtij problemi.