Aktuale Më shumë

Truma: Komunikimi prind-fëmijë i rëndësishëm për mirëqenien psikologjike(VIDEO)

Prej tvteuta11:36, 27 Janar 2023

Komunikimi prindër-fëmijë konsiderohet si një ndër shtyllat kryesore në edukimin dhe zhvillimit të shëndetshëm të fëmijëve. Në edukimin e fëmijëve gjatë fazave të zhvillimit të tyre, komunikimi me prinëdërit luan një rol jetik, thotë për Tv Teuta Seide Truma, punonjëse sociale dhe psikologe.

Prindi duhet të jetë i vetëdishëm që ai është modeli bazë dhe që njerzorja duhet të mësohet përmes të rriturit, shton ajo.

Truma thotë se është kundër që prindi të jetë shokë me fëmijët e vet, siç spjegon ajo “shokun në jetë e zgjedhim vet, ndërsa prindin e kemi. Nuk duhet mohuar fëmijës familjen dhe dashurinë që gjen mbrenda saj.”

Komunikimi shihet si një përbërës kyç i marrëdhënies prind-fëmijë, që mbështet dhe nxit zhvillimin e fëmijëve. Edukimi i fëmijëve është një investim për krijimin e kushteve më të mira ekonomike e shoqërore, ndërsa mirëqenia psikologjike e tyre është e rëndësishme për një shoqëri më të mirë.

  • 1

    Radio