Ekonomi Më shumë

Trio Pro kete vit e fillon me suksese dhe angazhime te reja

Prej tvteuta12:45, 14 Janar 2018

Trio pro eshte nje kompani e cila merret me printimin dhe perpunimin e mjeteve reklamuese, ftesave per dasma ; me te cilat kane arritur te behen te njohur edhe jashte Ulqinit , city light e shumecka tjeter.   Elvir Kollari qe eshte nje nga pronaret e kesaj kompanie gjate bisedes se zhvilluar ne studion e emisionit te mengjesit ” Dite e Re ” zbuloi momentet me te vecanta nga keto 5 vite veprimtari.  Ishin te paret qe ne qytetin e Ulqinit sollen mundesine e reklamimit permes City – lights , risi kjo e cila qe ne fillim u prit shume mire nga te gjithe klientet. Duke iu pergjigjur kerkesave te konsumatoreve “Trio Pro” ka zgjeruar veprimarine e vet , fillimisht duke siguruar makinen per stampimin e panove per city light , duke vazhduar me printimin e kartvizitave , menyve per restorane , duke arritur qe te kalojne kufijte e Ulqinit me shumellojshemrine e ftesave per dasma qe mund te gjinden prane kompanise se tyre.  Duke qene se kjo kompani udhehiqet nga tre djem te rinj , ata mundohen qe gjithmone te jene ne hap me kohen duke siguruar makinerite me te sofistikuara dhe sherbimet me moderne  . Se shpejti “Trio Pro” do te zhvendoset ne nje lokacion te ri , ne rrugen qe te con per ne Ullishte , ku do te vijne me risi te shumta per te gjithe klientet.

  • 1

    Radio