Tre raste të reja në Mal të Zi. Gjithësejt 255 të infektuar
Prej tvteuta10:44, 10 Prill 2020

Në Mal të Zi prej ditës së djeshme janë testuar 49 persona, ndër të cilët tre kanë rezultuar të infektuar me koronavirus, duke e çuar numrin total në 255, njoftojnë nga Instituti për Shëndet Publik. Të tre rastet e reja janë nga Podgorica, prej të cilëve njëri është i lidhur me rastet e mëparshme.