Trajnim për punonjësit mjeksor
Prej tvteuta8 July 2017
Në Shtëpinë e shëndetit në Ulqin u mbjet një trajnim për punonjësit mjeksor, me theks në atë të emergjencës të cilët janë të partë që intervenojnë për shpëtimin e jetës në rastet e nevojshme. Ky trajnim është iniciativë e mjekut Skender Brataj , drejtor i Qendrës së paraturës mjeksore të Shqipërisë, i cili për televizionin Teuta tha se qëllimi i gjithë kësaj është senzibilizimi dhe unifikimi i protokollit të ndihmës së parë në vendet e rajonit, duke pasur parasysh rëndësinë e madhe që ato kanë në shpëtimin e jetës së njerëzve. Ai falenderoi drejtorin e Qendrës së emergjencave në Mal të Zi Sasha Stefanoviq si dhe drejtori e Shtëpisë së shëndetit në Ulqin Pavle Marnikoviq për përkrahjen e kësaj iniciative.