Politikë Më shumë

Trajnim për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi

Prej tvteuta14:54, 14 Dhjetor 2019

KKSH njofton për organizmin e trajnimeve për ngritjen e kapaciteteve, në sferën e promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, i përberë nga disa tema trajnimi dhe punëtori informative, të cilat kanë qëllim thellimin e mëtejm të njohurive, aftësive dhe shkathtësive  të shqiptarëve në Mal të Zi, me synim të rritjes së ndikimit dhe efekasitetit në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, bazuar në zbatimin e standardeve ndërkombëtare, kuadrin kushtetues dhe ligjor si dhe planet strategjike në Mal të Zi. Trajnimi i parë do të realizohet në Ulqin, në Hotelin “NOBEL” më datë 27 dhe 28 dhjetor zë këtij viti.  Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë online duke plotësuar  aplikimin i cili gjendet në faqen zyrtare të KKSH.  Afati i aplikimit përfundon më 26.12.2019.

  • 1

    Radio