Sporti Më shumë

Trajnim për portierët e rinj në Ulqin

Prej tvteuta16:22, 13 Janar 2018

Gjatë kësaj jave në Ulqin u organizua kampi i trajnimit të portierëve të rinj të futbollit “Golden Glove 2018”., në të cilin morën pjesë të rinjtë e moshave nga 9 deri 17 vjeç. Ato patën mundësi që të kalojnë nëpër trajnimin e profesionistëve të njohur si Bozhidar Vuksanoviq, që është trajner i portierëve të Buduqnostit dhe shpresave të Malit të Zi, Millosh Krstajiq dhe Nikolla Mrçelj.

Sipas organizatorëve , ky është trajnimi i parë i këtij lloji në Mal të Zi dhe interesimi ishte i lartë, pasi në të u paraqitën 20 të rinj të apasionuar pas të këtij sporti.

 

  • 1

    Radio