Ekonomi Më shumë

Trajnim për përdoruesit dhe shitësit e preparateve kimike

Prej tvteuta25 April 2017

Ditën e enjte Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural  në bashkpunim me Drejtorinë Fitosanitare organizon trajnim për përdoruesit ,dhe shitësit e preparateve kimike ,gjegjësisht pesticideve. Në muajin mars Ministria në fjalë i ka bërë thirrje të gjithë prodhuesëve bujqësor që përdorin pesticide se janë të obliguar të kalojnë tranimin në fjalë.Pas përfundimit të kursit do të bëhet testimi i ndjekësve të kursit,e më pas do të pajisen me çetrifikatë e cila do të ju mundësojë të blejnë preparatet bujqësore. “Pasi që të u mundësohet të gjithë personave të  interesuar të kalojnë programin e trajnimit dhe pas analizës së të dhënave të numrit të personave që e kanë kryer këtë trajnim.Ministria do të sjellë vendimin për datën e ndalimit të shitjes së preparateve kimike personave që nuk posedojnë çetrifikatë” i tha televizionit teuta këshilltari për bujqësi në Komunën e Ulqinit, Gani Rexha.