Aktuale Më shumë

Trajneri futet në ring pas meçit dhe sulmon boksierin kundërshtar

Prej tvteuta17:35, 1 Qershor 2022

Një meç i boksit në Afrikë të Jugut ka përshkallëzuar në kaos kur trajneri është futur në ring dhe ka sulmuar boksierin kundërshtar, raporton “The Sun”.

Michael Sediane është futur në ring dhe u konfrontua me boksierin jug-afrikan të peshës pendël Jeff Magagne.

Incidenti erdhi pas fundit të meçit mes Magagnes dhe Sithembios Madunas.

Pas një fjalosje, Sediane nisi të sulmonte boksierin Magagne pa paralajmërim. U desh sigurimi ta ndalte trajnerin.

Trajneri ishte zemëruar pasi Magagne kishte festuar fitoren në fytyrë të boksierit kundërshtar Maduna.

Federata e Boksit e Afrikës së Jugut ka nisur hetimet ndaj trajnerit.

“Ne do të sigurohemi që të marrim masat e duhura. Transmetuesit publik, sponsorëve dhe mediave tjera u kërkojmë falje për sjelljet e njërit prej personave të licencua te ne”, thuhet në komunikatë të Federatës.

  • 1

    Radio