Tragjedi në Liqenin e Shkodrës. Mbyten 4 persona, arrestohet murgu
Prej tvteuta10:29, 4 Shkurt 2019
Dje në Liqenin e Shkodrës në afërsi të manastirit ortodoks në Vraninë, ka ndodhur një tragjedi ku si pasojë ka humbur jetën një familje tre antarëshe nga Zeta, si dhe një person tjetër. Sipas dëshmitarëve, viktimat së bashku me disa persona të tjerë kanë tentuar që me varkë të udhëtojnë drejt manastirit, por moti i keq ka sjellur përmbysjen e varkës dhe si pasojë kanë gjetur vdekjen 4 persona. Pas ngjarjes janë angazhuar edhe ekipet speciale për gjetjen e trupave por deri në mbrëmje është arriur të gjendet vetëm njëri prej tyre. Mediat e vendit lajmërojnë se për këtë ngjarje policia ka arrestuar njërin nga murgjit që shërbenin në manastirin e Vraninës.