TKN heq detyrimin e mbajtjes së maskave
Prej tvteuta18:38, 6 Qershor 2020

Trupi Koordinues Nacional për Sëmundjet Infektive, me sugjerimin e Institutit per Shëndet Publik, ka sjellur vendimin për ndërprerjen e mbajtjes se detyrueshme të maskave mbrojtese, pervec ne disa institucione , sic jane punonjësit dhe pacientët në institucionet publike dhe private shendetesore, pastaj punonjësit në institucionet publike dhe private të perkujdesjes sociale te fëmijëve, të rriturve dhe të moshuarve, si dhe për punonjësit dhe pasagjerët ne transportin publik,.Po ashtu ky trup ka miratuar edhe heqjen e disa kufizimeve të tjera të vendosura pas shpërthimit të pandemisë, siç është ndalimi i shpërndarjes së produkteve ushqimore dhe ilaçeve në adresa shtepiake, pa lejen e Shtabit Operatvit të Trupi nacional, si dhe lejimin e transportit jo të rregullt për vendet që kanë më shumë se 25 të infektuar për 100.000 banorë.