Tjetër rritje e çmimeve të karburanteve
Prej tvteuta17:13, 12 Mars 2023

Nga e hëna në mesnatë çmimet e derivateve të naftës në Mal të Zi do të pësojnë tjetër rritje, kësaj here më të ulët se ajo e para dy javëve.
Sipas burimeve nga Ministria e financave, çmim i Eurosuper 95 do të rritet për 1 cent në 1.59 euro, ndërsa i Eurosuper 98 për 2 cent, në 1.62 euro për litër. Eurodizel po ashtu do të rritet për 2 cent në 1.52 euro për litër.
Këto çmime do të jenë në fuqi edhe për të paktën dy javë.