Slider

Aktuale Më shumë

Tjetër mjet shpërthyes në oborrin e Spasojeviq. Akuzon prokurorinë për paaftësi

Prej tvteuta4 December 2022

Drejtorit të Burgut të Hetimit, Predrag Spasojeviq, përsëri i është hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë, por kësaj radhe nuk ka eksploduar. Nga Drejtoria e Policisë për media kanë thënë se Spasojeviq ka raportuar rreth orës 15:00 se ka gjetur një bombë të pashpërthyer në oborrin e shtëpisë. “Në vendin e ngjarjes ndodhen zyrtarë policorë dhe pjesëtarë të skuadrës kundër sabotazhit. Rrethanat e kësaj ngjarjeje janë duke u përcaktuar”, thonë nga Drejtoria e Policisë, duke shtuar se për ngjarjen është njoftuar prokurori. Spasojeviq tha se bombat nuk do ta frikësojnë atë. Ai akuzoi policinë dhe prokurorinë se nuk po bëjnë punën e tyre, duke thënë se para një muaji ka denoncuar kërcënime me vdekje por askush nuk e ka thirrur për të dhënë deklaratë. Spasojeviq tha se në ngjarjen e parë prokurori kujdestar nuk ka dalë në vendngjarje, e as sot nuk është paraqitur. Nga Drejtoria e Burgjeve akuzuan grupet e organizuara kriminale se po përpiqeshin t’i pengonin ata të rivendosnin rendin në burg, por se për këtë nuk do të kenë sukses.