Aktuale Më shumë

Tivar: Një person kërcënon me eksploziv. Evakuohet ndërtesa

Prej tvteuta09:42, 28 Dhjetor 2021

Policia e Tivarit ka evakuuar banorët e ndërtesës në rrugën Marshall Tito në Tivar, për shkak të kërcënimit të një personi se do të përdorë eksploziv, bëhet e ditur për portali RTCG nga Qendra Operative e Komunikimit të Drejtorisë Policore. Ai u prezantua për media si Edin Begziq dhe tha se nuk do të dorëzohet derisa të paguhen punëtorët e “Primorkës”.

“Nëse kjo video e ka parë dritën e ditës, do të thotë se kam arritur qëllimin tim për të marrë degën e bankës hajdute NLB. Them hajdute, sepse ka arritur të vjedhë para nga njerëzit e ndershëm dhe punëtorët e kompanisë Primork  në vitin 2010”, ka thënë Begziq në video.
Gjithçka që duhet të bëhet është, thotë ai, të thërrasin drejtorin e NLB Bankës dhe t’i thonë të paguajë paratë punëtorëve të Primorkës sa më shpejt.

Ai i tha se nëse  zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq dërgon sigurim privat, ushtrinë apo policinë për të “sulmuar punëtorët”, ai do të jetë përgjegjës për “kaosin që pason”.

Mësohet se aktualisht policia po vazhdon bisedimet me personin në fjalë.

  • 1

    Radio