Sociale Më shumë

Tivar: Në sulm me armë një i vrarë dhe një i plagosur

Prej tvteuta16:41, 1 Nëntor 2019

Në sulmin me armë të ndodhur sot në qytetin e Tivarit, ka mbetur i vrarë Jovan Klisiq, kurse Velizar Gardasheviq është plagosur rëndë. Ngjarja ndodhi në afërsi të lokalit “Savoia” ku të dy viktimat u qëlluan me armë zjarri nga persona që ndodheshin në një makinë të tipit “Seat”, i cili më vonë u gjet i djegur. Klisiq edhe në herët ishte i njohur për policinë dhe dyshohej se ishte pjesë e njërës prej bandave kriminale në këtë qytet. Nga policia thonë se kanë filluar hetimet për zbullimin e autorëve të vrasjes.

  • 1

    Radio