Ekonomi Më shumë

TIKA: 300 projekte me vlerë milionë euro

Prej tvteuta15:25, 10 Korrik 2017

Agjensia turke për zhvillim TIKA, në dhjetëvjeçarin e kaluar në Mal të Zi ka realizuar afër 300 projekte në sferat e bujqësisë, shëndetësisë, arsimit, infrastrukturës dhe punësimit , vlera e të cilëve është rreth 20 milion euro.

Në takimin e koordinatorit të kësaj agjensie Ahmet Alltun me presidentin e vendit Filip Vujanoviq, u cilësua se aktivitetet e TIKËS janë në funksion të interesave të qytetarëve dhe në promovimin e afërsisë në mes Turqisë dhe Malit të Zi. Presidenti Vujanoviq e falenderoi Alltun për projektet e realizuara si dhe për vendosmërinë e kësaj agjensie për të vazhduar aktivitet në Mal të zi.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio