Sporti

Sporti Më shumë

Thirrjet anishqiptare: 15 tifozë të Beranes do të mbrohen të lirë

Prej tvteuta3 October 2017

15 tifozët e klubit të Beranes të cilët të dielen u arrrestuan nga policia për shkak të thirrjeve antishqiptare gjatë ndeshjes Otrant-Berane, u lanë të mbrohen në gjendje të lirë nga gjykatësi  Feriz Qeraniq. Të akuzuarit janë Nikolla Vlladiçiq, Zerin Hot, Adrijan Hadroviq, Danillo Gjukiq, Sllobodan Veliçiq, Dario Drashkoviq, Aleksandar Veshoviq, Irvin Cikotiq, Sllaven Mihajlloviq, Mustafa Beganoviq, Danillo Ojdaniq, Dino Qeraniq, Lluka Bogavac, Lluka Llutovac, dhe Melis Shkreli. Otrant-Olimpik këtë ndeshje e fitoi me rezultatin 3-1.