Thirrje publike për përkrahjen materiale të prodhueseve bujqësor- afati paraqitjes 31 gusht

Prej tvteuta11:07, 6 Gusht 2021

Ministria e Bujqësisë ka shpall po thuajse  të gjitha Thirrjet Publike për shpërndarjen e mjeteve stimuluese për prodhuesit bujqësor. Thirrjet Publike janë hap me 21 korrik, dhe do të jenë të hapur varësisht nga lloji i veprimtarisë ,gjegjësisht të aktiviteteve në prodhimtarinë bujqësore.

Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë prodhuesit bujqësor të cilët janë në regjistrin e amvisnive bujqësore tek Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural-shprehet këshilltari për bujqësi pranë Komunës së Ulqinit Gani Rexha.

Përveç kushteve të  lartë përmendura duhet plotësuar edhe disa kushte specifike të parapara në bazë të veprimtarisë dhe sezonit të prodhimit të kulturave bujqësore.

Afati i shumicës së thirrjeve publike për veprimtari të caktuara skadon me 31 gusht, përveç thirrjeve që kanë të bëjnë me ullishtari, pemëtari, vreshtari dhe revitalizimin e ullishtave.

Rikujtojmë që thirrjet Publike janë hapur me një vonesë prej gjashtë muajsh.Të gjithë bujqit e interesuar mund të marrin informata shtesë në zyrën e këshilltarëve për Bujqësi në Komunën e Ulqinit

  • 1

    Radio