Aktuale Më shumë

Thellohet kriza politike në Maqedoni

Prej tvteuta10:26, 23 Prill 2016

Dështimi i bisedimeve të parapara për të premten në Vjenë të Austrisë, ka ndërlikuar edhe më shumë krizën politike dhe të sigurisë në Maqedoni, ndërkohë që partitë betejën e kanë përqendruar në protesta dhe kundër-protesta për mbrojtjen e pozicioneve të tyre.

Nga Lidhja Social-Demokrate e opozitës, thonë se përgjegjësinë për gjendjen e krijuar, e bart pushteti për shkak të, siç thonë, ikjes nga përballja me drejtësinë për krimet e bëra, por edhe me rrënimin e pikave kryesore të marrëveshjes politike.

Por, nga VMRO-ja thonë të kundërtën duke akuzuar opozitën për dështimin e përpjekjes së radhës të përfaqësuesve ndërkombëtarë për arritjen e një marrëveshjeje të re për krizën. Lidhur me dështimin e takimit, kanë reaguar edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë nëpërmjet një letre të përbashkët, duke i bërë përgjegjës të gjithë liderët politikë për gjendjen e krijuar. Dështimi i takimit të liderëve të katër partive politike nga njohësit e çështjeve politike shihej si shans për dalje nga qorrsokaku politik.

  • 1

    Radio