Thellohet bashkëpunimi kulturorë
Prej tvteuta14:29, 26 Qershor 2019

Në Ulqin qëndroi për vizitë pune Sekretari shtetrorë në Ministrinë e Kulturës së Maqedonisë së Veriut Valmir Azizi. Ai u takua me kryetarin e Ulqinit Loro Nrekiq dhe nënkryetaren Hadixhe Gjoni.
Në takim u vlerësuan marrëdhënijet e bashkëpunimit që Komuna e Ulqinit ka me Tetovën,Çairin, Shkupin dhe nevoja e thellimit të bashkëpunimit, veçmas në fushën e kulturës.Palët ranë dakort që ky bashkëpunim të thellohet në fushën e trashëgimisë , artit aplikativ skenik,nëpërmes takimeve me krijues dhe botues etj.Po ashtu u tha se gjatë kësaj vere në Skenën e Festivalit veror dhe në aktivitete të tjera që zhvillohen në Ulqin , do të jenë të pranishëm dhe artistë nga Maqedonia e Veriut dhe anasjelltas.