Sociale Më shumë

Thellimi i Port Milenës dhe lidhjet për barkat e peshkatarëve

Prej tvteuta21:29, 5 Dhjetor 2017

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu me bashkëpunëtorë mbajti sot një takim pune me Shoqatën e Peshkatarëve të Ulqinit.   Në takimin është biseduar për iniciativën e Ministrisë Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e Malit të Zi e cila ka shpreh gatishmëri për mbështetjen financiare të projekteve të Shoqatës të Peshkatarëve.

Anëtarët e Shoqatës kanë rënë dakord që nga Ministria duhet kërkuar mjete për thëllimin e Port Milenës si dhe sigurimin e 50 lidhjeve për barkat e peshkatarëve lokal. Kryetari Cungu i informoi të pranishmit që Komuna në bashkëpunim me ndërmarrjen publike “Të Mirat Detare”, në fillim të vitit të ardhshëm do të sigurojë vinçin për nxjerrrjen e barkave nga uji si dhe ndërtimin e rampës në Mandreq te Plazhi i Vogël.

  • 1

    Radio