Aktuale Më shumë

Thaçi urgjentisht për vizitë në Mal të Zi?

Prej tvteuta10:05, 2 Dhjetor 2015

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, do të udhëtojë urgjent për në Malin e Zi, bëjnë të njohur burime të disa mediave shqiptare. Ato bëjnë me dije se numri dy i ekzekutivit po qëndron atje për të marrë pjesë në një takim, ku po trajtohet çështja e demarkacionit në mes të Malit të Zi dhe Kosovës.

Sot, NATO ka marrë vendimin për thirrjen e Malit të Zi në Aleancën Veriatlantike, derisa njëri prej kushteve tejet të rëndësishme për një shtet, që të bëhet anëtare e kësaj Aleance, është vija e qartë kufitare.

Kosova dhe Mali i Zi kanë nënshkruar një marrëveshje për demarkacion mes tyre në Bruksel, por ajo ka hasur në kundërshtime të ashpra në Kosovë dhe ende nuk është miratuar në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që të jetë i plotfuqishëm.

  • 1

    Radio