Thaçi tërheq iniciativën për ushtrinë
Prej tvteuta7 April 2017
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nëpërmjet një letre dërguar kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, ka kërkuar që iniciativa e tij ligjore të mos vihet në rend dite edhe pak kohë, derisa të sigurohet edhe përpjekja e fundit që transformimi i FSK të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese. Ai tha se iniciativa ligjore për transformimit të FSK-së është krejtësisht legjitime dhe kushtetuese dhe se këtë iniciativë e ka marrë duke qenë i bindur se ishin shterur të gjitha mundësitë tjera. Ai shtoi se si president i vendit e ka obligim që së bashku me institucionet ta themelojnë ushtrinë por dhe ta ruajnë partneritetin me partnerët tanë strategjik.