Rajoni/Bota Më shumë

Thaçi qëndroi për vizitë në Mal të Zi. Arrihet marrëveshje e re për Demarkacionin

Prej tvteuta15:49, 16 Shkurt 2018

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi qëndroi sot për vizitë në Mal të Zi ku u takua me homologun e tij Filip Vujanoviq. Nga kabineti i Vujanoviq thuhet se qëllimi i takimit ishte inkurajimi i Kuvendit të Kosovës që të miratojë marrëveshjen e demarkacionit në mes dy vendeve , të nënshkruar në Vjenë në vitin 2015.

Për këtë arsye të dy presidentët nënshkruan një deklaratë të përbashkët me të cilën i bëhet thirrje Kuvendit të Kosovës që ta miratojë marrëveshjen, kurse pas saj do të formohen Grupi i Punës i cili do të përmirsojë sektorët në drejtim të Kullës dhe Çakorrit. Thaçi tha se kjo deklaratë e përbashkët është e bazuar në mirbesim të ndërsjelltë dhe nuk është ligjërisht obligative për asnjërën palë.

  • 1

    Radio