Thaçi: Çështja e Demarkacionit duhet të përfundojë
Prej tvteuta20 February 2017
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha të hënën se zëri më kritik për liberalizimin e vizave për Kosovën është rinia. Thaçi këto komente i bëri në Samitin e komisioneve për Punë të Jashtme që po mbahet në Prishtinë. Ai tha se javën e kaluar ishte në Bruksel për të biseduar për procesin e Liberalizimit të vizave dhe sipas tij edhe Bashkimi Evropian është pro liberalizimit, mirëpo duhet të ratifikohet Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi.