Aktuale Më shumë

Thaçi betohet si president i Kosovës, protesta jashtë Parlamentit

Prej tvteuta16:13, 7 Prill 2016

Hashim Thaçi është betuar paraditen e sotme si presidenti i ri i Kosovës, duke pasuar në këtë detyrë presidenten Atifete Jahjaga. Në fjalën e tij në Parlament,pa praninë e opozitës por me atë të familjarëve të presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova,Thaçi ka vënë në dukje se gjatë gjithë karrierës së tij si kryeministër është angazhuar në të gjitha proceset për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ndërsa si president, ai ka premtuar se do të jetë garant i Kushtetutës.Pasi i ka drejtuar një falenderim ish-presidentes Jahjaga, Thaçi e ka vënë theksin tek e ardhmja e Kosovës dhe marrëdhëniet e saj me Serbinë fqinje.

“Kosova dhe Serbia nuk duhet ta pengojnë njëra-tjetrën në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, ka thënë mes të tjerash Thaçi.Ndërkohë, teksa ai u drejtohej deputetëve me fjalimin e rastit, jashtë godinës së Kuvendit policia ka sprapsur disa të rinj që hidhnin gurë ndaj mureve të Kuvendit.

  • 1

    Radio