Sociale Më shumë

Teuta Gjokaj: Në Tuz situata e qetë

Prej tvteuta16:32, 2 Prill 2020

Situata aktuale në Tuz është e qetë edhe pse në fillim tek njerëzit kishte panik, por tani janë mësuar me situatën e krijuar, tha për televizionin tonë Teuta Gjokaj, banore e Tuzit. Fakti që je i mbyllur në shtëpi dhe që nuk mund të dalësh jasht oborrit të vet shkakton ankth, por që sot në ditën nëntë kjo është bërë normale. Teuta sqaron se për këtë situatë ajo dhe familja e saj nuk ishin të përgaditur, kishin ushqime elementare për disa ditë, por jo për një kohë më të gjatë. Mirëpo, vullnetarët po bëjnë shpërndarjen e produkteve më të nevojshme dhe se për çdo nevojë qytetarët mund të kontaktojnë kryetarët e bashkësive lokale dhe deri më tani gjithçka është duke funkcionuar si duhet. Ajo gjithashtu apelon tek të gjithë që të rrespektojnë rregullat, sepse gjithçka shumë shpejt do të kalojë.

  • 1

    Radio