Ekonomi Më shumë

Tetë të papunë përfunduan trajnimin në fabrikën “Kurti”

Prej tvteuta15:53, 3 Tetor 2020

Në mënyrë që të tejkalohet problemi i mungesës së kuadrove profesionist në tregun e punës, 3 muajt e kaluar nëpërmjet projektit “Norvegjia për ju”, i cili u financua nga ambasada e Norvegjisë në Mal të Zi, tetë të papunësuar nga Ulqini patën mundësi të kryejnë kursin e trajnimit me instruktorë me përvojë, dhe në këtë mënyrë të marrin njohuritë e duhura që do tu nevojiten për punësim. Në kuadër të trajnimit u organizua edhe testimi final dhe dhënia e provimit, pas të cilit ndjekësit e trajnimit u pajisen me certifikata. Sipas fjalëve të menaxheri të projektit, Armen Çekiq, bashkëpunimi me fabrikën “Kurti” jep një shembull të mirë edhe për afaristët e tjerë nga Ulqini se si me angazhime të tilla mund të rrisin numrin e kuadrove profesionist me pervojë. 5 montazherë dhe 3 rrobaqepëse do të jenë në vazhdim pjesë e kolektivit të kësaj fabrike. Pronari i fabrikës, Kabil Kurti, shprehu mirënjohje për projektin në fjalë, i cili në kushte të pandemisë u ndihmon afaristëve në këtë situatë të vështirë,  por edhe të papunëve që të punësohen.

  • 1

    Radio