Slider Më shumë

Covid-19: Tetë persona humbën jetën, më i riu 37 vjeç

Prej tvteuta16:31, 16 Janar 2022

Në 24 orët e fundit, tetë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Mal të Zi dhe janë regjistruar 1.398 raste të reja të infektimit, nga analiza e  3.831 mostrave ku 52 janë nga komuna e Ulqinit, njofton Instituti i Shëndetit Publik.
Nga viktimat më i riu ishte 37 vjeç, kurse më i moshuari 89.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga infeksioni Covid-19 në Mal të Zi që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 2,474. Gjatë kësaj kohe u raportua edhe shërimi i 2,406 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri total i rasteve aktualisht aktive me Covid-19 në Mal të Zi është 13 712 përsona.
Kurse numri aktual i rasteve pozitive në Ulqin ka shkuar në 354 përsona.

  • 1

    Radio