Aktuale Më shumë

Tërmeti në Turqi dhe Siri: Deri tani mbi 5000 viktima, 11.000 ndërtesa të shkatërruara

Prej tvteuta17:26, 7 Shkurt 2023

Dhjetëra tërmete të fuqishme kanë vazhduar ta godasin Turqinë jugore dhe Sirinë veriore edhe ditën e sotme, një ditë pas tërmetit të fuqishëm prej 7,8 shkallësh, që la të vdekur më shumë se 5,000 persona.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të shkojë deri në 20 mijë, derisa shumë persona kanë mbetur nën rrënoja.

Procesin e kërkim-shpëtimit e ka vështirësuar edhe më shumë moti i ftohtë dhe të reshurat gjatë ditës së sotme. Autoritetet turke kanë bërë të ditur se deri më tani janë raportuar më shumë se 11 mijë ndërtesa të shkatërruara, 5,775 prej tyre tashmë të konfirmuara. Disa prej vendeve më të fuqishme në botë i kanë ofruar ndihmë ushtarake Turqisë, duke dërguar trupat e tyre për të ndihmuar në procesin e kërkim-shpëtimit.

Ndërkohë, presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për tre muaj në 10 provinca të vendit.

  • 1

    Radio