Rajoni/Bota Më shumë

Tërmeti në Indonezi: Numri i viktimave shkon në 162

Prej tvteuta09:11, 22 Nëntor 2022

Një tërmet në ishullin kryesor indonezian Java ka vrarë të paktën 162 persona dhe ka plagosur qindra të tjerë, tha guvernatori rajonal Ridwan Kamil. Tërmeti me magnitudë 5.6 goditi qytetin Cianjur në Javan perëndimore, në një thellësi të cekët prej 10 km, sipas të dhënave të Shërbimit Gjeologjik të SHBA, shkruan BBC.

Ekipet e shpëtimit po punonin gjatë natës në përpjekje për të shpëtuar të tjerët që mendohet se janë ende të bllokuar nën ndërtesat e shembura. Zona ku goditi tërmeti është me popullsi të dendur dhe e prirur për rrëshqitje dheu, me shtëpi të ndërtuara keq që tashmë janë kthyer në rrënoja.

  • 1

    Radio