Aktuale Më shumë

Tërmeti me magnitudë 6.4 ballësh: Të paktën tre të vdekur në Pakistan, dy në Afganistan

Prej tvteuta10:16, 22 Mars 2023

Të paktën pesë persona kanë vdekur pas një tërmeti të fuqishëm që goditi Afganistanin verilindor të martën, me lëkundjet e tërmeteve të ndjera në qytete në Pakistan dhe Indi.

Tërmeti me magnitudë 6.4 shkallësh të Rihterit, 40 kilometra në juglindje të qytetit Jurm, ishte 187.6 km i thellë, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.

Tërmeti la të vdekur të paktën dy persona në provincën verilindore të Afganistanit Laghman, ku të paktën tetë të tjerë u plagosën, sipas Shafiullah Rahimi, zëdhënës i Ministrisë së Menaxhimit të Fatkeqësive.

Dhe të paktën tre persona kanë vdekur në veri të Pakistanit, duke përfshirë dy fëmijë, sipas Bilal Faizi, zëdhënës i shërbimeve provinciale të shpëtimit Khyber Pakhtunkhwa.

Të paktën 41 persona të tjerë janë plagosur në provincën Kyber Pakhtunkhwa, tha Faizi.

  • 1

    Radio