Tërmeti 6-ballësh lëkund Greqinë
Prej tvteuta09:58, 17 Nëntor 2015
Një tërmet i fuqishëm prej 6.1 ballë i shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e së martës në Greqinë perëndimore.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 23 km në perëndim të ishullit të Leufkadhës, në detin Jon, ndërsa sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, thellësia e saj llogaritet në 5 km. Tërmeti është ndjerë edhe në Peloponez, deri në kryeqytetin Athine. Deri tani nuk ka njoftime për dëme në njerëz dhe materiale.