Tërmet në Bokën e Kotorrit
Prej tvteuta24 December 2016
Një tërmet me fuqi 4 shkallë Rihter ka goditur 40 minuta pas mesnate zonën e Bokës së Kotorrit, dhe është ndjerë edhe në qytetet e tjera bregdetare, por edhe në Cetinjë dhe Podgoricë. Epiqendra e tërmetit ishte 20 km në veri të Herceg Novit në thellësi prej 10km. Sipas njoftimeve të Entit Seizmologjik, tërmeti mund të kishte shkaktuar dëme të vogla në zonën e epiqendrës.