Tenis, Nadal kalon në rrethin e katërt të “US Open”
Prej tvteuta4 September 2022

Tenisti spanjoll Rafael Nadal ka arritur në rrethin e katërt të turneut Grand Slam të tenisit “US Open”. Nadal mposhti lehtësisht francezin Richard Gasquet të shtunën mbrëma me 3:0 në sete (6:0, 6:1 dhe 7:5).
Spanjolli është duke synuar të fitojë Grand Slamin e tretë këtë vit. Ai ka fituar “Australian Open” dhe “French Open”.
Në rundin e katërt Nadal 36-vjeçar do të përballet me amerikanin Frances Tiafoe.