Teleton: Mblidhen 367,000 euro
Prej tvteuta12:56, 16 Shkurt 2017
Në Teletonin e parë në Mal të Zi , i cili u organizua për mbledhjen e fondeve të cilët do të përdoren për shërimin e të sëmurëve me kancer, janë grumbulluar 367,374 euro.
Në këtë ngjarje, të inicuar nga 6 rrjete televizive në Mal të Zi ishin prezent edhe përfaqsuesit e televizionit Teuta. Në Teleton morën pjesë mbi 100 personazhe të njohur të sferave të ndryshme në Mal të Zi, të cilët përgjigjeshin në telefonatat e atyre që kishin dëshirë të jepnin kontributin e vet.
Përveç thirrjeve telefonike në numrin e telefonit 1511, qytetarët kishin mundësi që donacionin ta bënin edhe me sms në numrin 14543