Sociale Më shumë

Telegram ngushëllimi nga kryetari Nazif Cungu

Prej tvteuta14:52, 13 Qershor 2016

Kryetari I komunës së Ulqinit Nazif Cungu i ka dërguar telegram ngushëllimi Ambasadores   së  SHBA-së në Podgoricë Shkëlqesisë  së saj  Margaret Ujehara.

Në telegram ndër  të tjera thuhet

Me lejoni tju shpreh  ngushëllimet  e sinqerta të qytetarëve të Ulqinit dhe të mijat personale  për ngjarjen tragjike të shkaktuar nga  akti barbar në  klubin e natës në Orlando si pasojë e të cilës humbën jetën njerëz të pafajshëm.

Ne, ju shprehim ngushëllimet tona  të sinqerta, dhe në këto momente jemi  pranë familjeve të viktimave, dhe atyre që u plagosën duke u lutur për shërimin e tyre të shpejtë.

Sinqerisht i Juaji

Kryetari I Ulqinit

Nazif Cungu

  • 1

    Radio