Aktuale Më shumë

Telefonat nga burgu një nga pistat kryesore?

Prej tvteuta10:04, 25 Shtator 2023

Telefonat e sekuestruara në burgun e Spuzhës mund të jenë një nga pistat më të rëndësishme se si u krijua grupi i dyshuar për çështjen “Tuneli” dhe cilët janë udhëheqësit, mëson Portali i RTMZ. Sipas gjetjeve nga hetimi, gërmuesit e tunelit nën Gjykatën e Lartë dhe logjistika e tyre kanë pasur komunikim të ngushtë me disa të burgosur në burgun e Spuzhës. Sipas bashkëbiseduesit të portalit të Radio Televizionit të Malit të Zi, aty mund të kërkoheshin motivet e kësaj vjedhjeje, si dhe informacione për drejtuesit dhe organizatorët.

Dy ditë më parë janë kontrolluar disa qeli në të cilat janë sekuestruar disa telefona për të vërtetuar nëse përdoruesit e tyre kanë qenë të lidhur me grupin e dyshuar për rastin “Tuneli”, transmeton TVMZ.

Policia është në gjurmët edhe të gruas që ndihmoi gërmuesit e tunelit.

Është Katarina Baqoviq. Sipas informacioneve jozyrtare, hetuesit po kontrollojnë nëse Baçoviq ka abuzuar edhe me nënën e saj, e cila është e punësuar në zyrën e Gjykatës së Lartë në Podgoricë.

Katarina Baqoviq është zhdukur prej disa ditësh, ndërsa nëna e saj është marrë në pyetje.

  • 1

    Radio