Aktuale Më shumë

TEKSTE FALAS PËR NXËNËSIT

Prej tvteuta09:15, 20 Gusht 2015

Ministria e arsimit ka siguruar libra për fëmijët pa përkujdesjen e prindërve, për ata prindërit e të cilëve janë shfrytëzues të kompensimit material, për fëmijët me nevoja të veçanta në arsim dhe që janë të vendosur në institucionet sociale dhe për mbrojtjen e fëmijëve. Për nxënësit e popullatës rome dhe egjiptiane, e të cilët ndjekin mësimin në tri klasët e para, librat janë siguruar nga ministria për të drejtat e njeriut dhe të pakicave. Ndërkaq librat për këta nxënës të klasave tjera, i ka siguruar ministria e arsimit, thuhet në kumtesë. Nga numri i kompleteve të librave të siguruar falas, 317 prej tyre janë ndarë për nxënësit të cilët mësimin ndjekin në gjuhën shqipe.

  • 1

    Radio