Aktuale Më shumë

Tebogo thyen rekordin e botës për U-20 në 100 metra

Prej tvteuta18:57, 3 Gusht 2022

Botsuana ka një superyll të ri të atletikës. Letsile Tebogo ka fituar titullin e botës në 100 metra sprint për grupmoshën U-20, duke e thyer rekordin e botës për këtë grupmoshë. Ai vrapoi të martën mbrëma në Cali të Kolumbisë, 9.91 sekonda, ndërsa në metrat e fundit ishte ngadalësuar paksa dhe kishte filluar të tallej me kundërshtarët.

Shumë po e krahasojnë Tebogon me legjendën e sprintit Usain Bolt, rekordmenin aktual të botës në 100 dhe 200 metra, si dhe kampionin e shumëfishtë olimpikë.

Krahasimet mes Tebogos 19-vjeçar dhe Boltit po bëhen për dy arsye: e para për aftësitë e tij atletike dhe e dyta për talljet e tij gjatë garës.

Në finale të martën mbrëma Tebogo startoi furishëm, ndërsa 30 metra pa përfunduar nisi të festonte. Tebogo përmirësoi rekordin e botës për U-20 që e kishte vendosur para pak javëve në Botërorin për të rritur në Oregon. Kishte vrapuar 9.94 sekonda.

Në finalen e të martës mbrëma ai la prapa vetes xhamajkanin Bou]ahjgie Nkrumie (10.02) dhe jugafrikanin Benjamin Richardson (10.12).

  • 1

    Radio