Kulturë Më shumë

TEATRI I KUKULLAVE NGA TIRANA MBUSHI SALLËN

Prej tvteuta13:29, 12 Mars 2019

Në shtëpinë e Kulturës në Ulqin u shfaq “Dasma Shqipëtare” e inerpretuar nga Teatri i kukullave nga Tirana.

“Është kjo hera e parë që të vegjëlit tanë patën mundësi të shohin nga afër “Teatrin e Kukullave”.Jam shumë i lumtur që u mbush salla e Qendrës për Kulturë dhe se fëmijët treguan një interesim të madh, do të vazhdojmë të sjellim përsëri në qytetin tonë edhe risi tjera” u shpreh Musa Hoxha ,drejtor i Qendrës për Kulturë. Interpretuan aktoret Shegushe Bebeti dhe Jorida Marsi ,ndërsa koreograf i skenës ishte Fation Sulstarova.Të gjithë u shprehen të kënaqur me interesimin e madh të fëmijëve dhe duartrokitjet që muarën gjatë gjithë shfaqjes.

  • 1

    Radio