Aktuale Më shumë

Të Zgjidhen rastet e torturës policore

Prej tvteuta10:43, 21 Janar 2024

Deputetja e Partisë Popullore Demokratike dhe kryetare e Delegacionit të Parlamentit të Malit të Zi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Maja Vukiçeviq, në një intervistë për Portalin RTMZ tha se nuk ka asnjë arsye që qeveria të mos rindërtohet para fundit të vitit 2024.

Vukiçeviq thotë se pyetja është se përse ende nuk janë ndjekur penalisht personat që ishin të lidhur me klane kriminale dhe ajo kujtoi se patëm rastin të shohim pretendimet e anëtarëve të një klani se i kanë sjellë para ish-presidentit të shtetit, Millo Gjukanoviq, të cilin askush deri më tani nuk e ka dëgjuar për këtë çështje.

Ne nënshkruam një marrëveshje koalicioni që parashikon që rindërtimi i qeverisë të bëhet më së voni deri në fund të vitit 2024, por nuk ka asnjë arsye që rindërtimi të mos bëhet më herët. Kjo mazhorancë parlamentare ka arritur tashmë disa rezultate të rëndësishme, ndaj nuk ka asnjë arsye që qeveria të mos rindërtohet para fundit të vitit 2024.

  • 1

    Radio