Ekonomi Më shumë

Të valorizohet toka bujqësore në Shas

Prej tvteuta15:03, 13 Qershor 2017

Komisioni për valorizimin e tokës bujqësore në pronësi të  shtetit do të propozojë Qeverisë që të shpallë thirrje publike për valorizimin e komplekseve të tokës bujqësore në Podgoricë dhe Ulqin.

Në punën e komisionit kanë marrë pjesë edhe kryetari i komunës urbane të Tuzit Abedin Axhoviq, dhe kryetari i Ulqinit Nazif Cungu. Në kumtesën e këtij komisioni thuhet se toka bujqësore në pronësi të shtetit paraqet një potencial të pashfrytëzueshëm i cili duhet të valorizohet nëpërmjet ideve të invesitorëve të interesuar. Këto komplekse të tokës bujqësore ndodhen në zonën e Tuzit dhe Gollubovcit, kurse në Ulqin në zonën e Liqenit të Shasit.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio