Aktuale Më shumë

Të shtunën përurimi i projektit “Digjitalizimi i gjuhës shqipe në Malin e Zi”

Prej tvteuta14:43, 1 Shtator 2023

Në Kalanë e Ulqinit më datën 2 shtator 2023 do të mbahet përurimi i projektit “Digjitalizimi i gjuhës shqipe në Malin e Zi”.

Ky projekt do të ndihmojë në përparimin dhe ruajtjen e gjuhës shqipe nëpërmes digjitalizimit të saj, i cili do të përdoret nga nxënësit, arsimtarët, gazetarët, intelektualët, administrata shtatërore, përkatësisht të gjithë qytetarët e Malit të Zi.

Në këtë përurim do të marrin pjesë Këshilli kombëtar për gjuhën shqipe.

Kjo ngjarje do të jetë e hapur për publikun, dhe ftohen të gjithë qytetarët dhe mediat e Malit të Zi që të marrin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme për komunitetin shqiptar.

Kjo ngjarje organizohet nga Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, ministër Fatmir Gjeka.

Përurimi do të fillojë nga ora 19.00 në hotelin “Palata Venezia” në Kalanë e Ulqinit.

  • 1

    Radio